Pas vendimit të Gjykatës për të nisur gjykimin dhe ai të merrej i pandehur, Saimir Tahiri doli e foli për mediat duke u qaravitur se po ia fusnin të gjithë dhe se ky ishte i pafajshëm. Por një pyetje qëndron edhe pas daljes për gjynah para kamerave. Ky Saimir Tahiri pse bën si i habitur për drogën?
Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Brendshme mbjellja e kanabisit u bë punë e përditshme e policisë dhe grupeve kriminale.
Tahiri merrte pjesën e vet, edhe shefat e komisariateve ndante përfitimet me krimin.
Po sdo të mjaftonte vetëm taksimi i parcelave. Tahiri u vu në shërbim të kushërinjve Habilaj dhe me makinën e tij “Audi” trafikonte drogën drejt Greqisë.
Për cilindo qytetar Tahiri ëishte shefi i uniformave blu që e fshehu deri në fund ekzistencën e avionëve të drogës, që në vend që t’i dëgjonte akuzat e Dritan Zaganit, burgosi atë dhe mbrojti trafikantët, që i vazhdoi lidhjet me kushërinjtë vlonjatë edhe pasi opozita e denoncoi këtë marëdhënie okulte, që i shpërfilli të vërtetat e kritikëve vendas, duke i fryrë borive të ‘frontit të së keqes”, që e mbushi policinë me njerëz të inkriminuar, gjysmat e të cilëve sot i ka larguar pasardhësi i tij dhe gjysma tjetër i fshehën fletarresteve të prokurorisë.
Dhe Tahiri s’ka pse bën si shpirt i keq, sikur po e dënojnë për ndonjë gjë që se ka bërë.