Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë: Arsyet pse Shqipëria nuk tërheq investitorët e huaj, sektorët ku gjermanët shprehin interes

Diel, 31 Mars 2019 11:29

Shqipëria duhet të sigurojë kushtet e duhura themelore për investitorët potencialë, si shqiptarë ashtu edhe të huaj, ku më të rëndësishmet janë siguria, transparenca dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo e korruptuar.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, thotë në një intervistë ekskluzive për “Monitor” se sipërmarrjet gjermane, pra ato më potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët, për shembull në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu, marrëdhenie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.

Schutz thotë se marrëdhëniet tregtare mes shqipërisë dhe Gjermanisë janë më të ulta në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, pasi këto të fudnit kanë pasur lidhje më të hershme me shtetin perëndimor.

Ajo shton se sektorët kryesorë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes janë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve.

Ambasadorja shprehet se reforma në drejtësi mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...