Dramatike dhe e dhimbshme është pak të thuash kur sheh pamjet e protestës së fermerëve në Lushnjë. Ata kanë hedhur në tokë në mënyrë demonstrative prodhimet e tyre duke i shkatërruar.
Pas bidonëve të qumështit që janë derdhur lumë, rruga është mbushur dhe me lakra e kastravecë, prodhime të zonës.
Kjo është e disata protestë e fermerëve kundër ndryshimit të TVSH-së për ta dhe qeverisë. Nga ana tjetër qeveria ka deklaruar se nuk do e tërheqë vendimin.