Monika Kryemadhi: Misioni ynë është që të rinjtë të mos ikin nga Shqipëria

E mërkurë, 03 Prill 2019 12:25

Është zhvendosur protesta e opozitës që po mbahej sot përpara Kuvendit, dhe kishte nisur rreth orës 10;00. Në drejtimin e të rinjve qytetarët po i drejtohen kryeministrisë, ku pritet të qëndrojnë për disa minuta.

Kryetarja e LSI-së në një prononcim për Fax News u shpreh se të rinjtë kanë marrë në dorë protestën, dhe nuk do të lejojnë fyerjet e përditshme që iu bëhen nga ana e qeverisë Rama.

‘’Studentët u mashtruan me Paktin për Universitetin, Reformat nuk janë zbatuar ashtu sicc ne kemi votuar për to”, u shpreh Kryemadhi.

”Ambasadorët vinë 2 apo tre vite dhe ikin të pasur nga Shqipëria, ne duhet të kujdesemi që të rinjtë të mos largohen nga vendi, por të qëndrojnë në shtëpinë e tyre”, tha më tej kryetarja e LSI-së.

Login to post comments