Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës.
• Promovimi në karrierën e policisë nuk bëhet mbi bazën e rezultateve të punës kundër krimit, por mbi bazën e shërbimit ndaj krimit dhe banditëve.
DEKLARATË E ERVIN SALIANJIT
Edi Rama ka ngritur një sistem kriminal dhe korruptiv të karrierës, ku sa më shumë të shkelësh ligjin në favor të Ramës dhe bandës së tij, aq më shumë promovohesh brenda narkoshtetit.
Kulmin e ka arritur Policia e Shtetit, nga strukturë e depolitizuar dhe në shërbim të qytetarëve është kthyer në shërbëtore të krimit dhe në dhunuese të qytetarëve.
Promovimi në karrierën e policisë nuk bëhet mbi bazën e rezultateve të punës kundër krimit, por mbi bazën e shërbimit ndaj krimit dhe banditëve.Rasti konkret që po denoncojmë sot është Andon Marko. Qytetarët e njohin nga skandali i përgjimeve të pazbardhura të prokurorisë si pjesë e manipulimit shtetëror të dosjes së drogës së Agron Xhafës. Andon Marko është nëndrejtori i Policisë së Fierit që është nën urdhrat e Fredi Alizotit, dëshmitarit të sajuar dhe të blerë të qeverisë për manipulimin e dosjes.
Andon Marko ka marrë dje emërimin si drejtor i Policisë së Fierit si shpërblim për shërbimin ndaj bandës dhe për t’i mbyllur gojën, sepse audio përgjimet tregojnë se miku i Ardi Veliut dhe Fredi Alizotit, di shumë. Ai di sa para ka marrë dëshmitari i sajuar për të dëshmuar kundër opozitës. Drejtori i ri i Bandës në Fier di sa herë është takuar me Ardi Veliun dhe shefin e madh, sa herë dhe ku është takuar dëshmitari i blerë me Gramozin dhe Taulantin.
Disa nga përgjimet që po publikojmë sot tregojnë për afërsinë mes Drejtorit të ri të bandës në Fier dhe dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe se ai është në dijeni të të gjithë skemës së manipulimit dhe blerjes.
Është e qartë dhe e provuar me dokumenta që ndodhen në dosjen zyrtare se Andon Marko, i graduari më i ri i Bandës në Polici, sot duhej të ishte në burg për shpërdorim detyre, për pengim te drejtësisë dhe dëshmi të rreme, për të cilën do të keni rast të njiheni më vonë.
Sot, asgjë nga këto nuk ndodh, sepse në sistemin e ngritur nga Edi Rama, shërbimi ndaj bandës në qeveri shpërblehet me ngritje në detyrë.
Kush shkel ligjin për të faviorizuar krimin, rri afër Padrinos, kush lufton krimin përfundon në azil si oficerët e policisë Dritan Zagani, Emiljano Nuhu e shumë të tjerë që ose ikin, ose përfundojnë në rrugë të tradhëtuar nga Edi i Hakmarrjes, Edi Shullazi, Edi Dajti, Edi Frroku, Edi Prenga, Edi Roshi, Edi Ndoka dhe mund t’i vendosni këtij kryeministri emrin e çdo krimineli që njihni, sepse ai e përfaqëson atë dhe e vlereson më shumë se çdo qytetar dhe polic të ndershëm të këtij vendi.