“Sot i gjithë shteti ka rënë”, Ilir Demalia zbërthen fjalimin e deputetit të ri: Ja autogoli i Ralfit

E mërkurë, 03 Prill 2019 16:55

Analisti, Ilir Demalia ka komentuar qëndrimin e deputetit të ri të LSI-së, Ralf Gjoni, i cili foli sot në parlament dhe se u zotua se maxhoranca nuk do të kishte votën e tij.

Por Demalia e ka quajtur fjalimin e Gjonit si një autogol, pasi e quajti shtetin si të rënë dhe në një krizë ekzistenciale, ndërkohë që u bë pjesë e Kuvendit.

“Autogoli i Ralfit si dije e padijes! Sot Ralf Gjoni, në Parlament tha:

Sot i gjithë shteti ka rënë. Është krizë ekzistenciale. Nuk ka gjykata. . .
-Përse hytë, përsë nuk dilni, nga një Parlament me shtet të rënë, në krizë ekzistenciale dhe pa gjykata siç dhe pohoni vetë?

Parlamenti mblidhet si guerrile një herë të mërkurën, një herë të enjten.
-Përse bëheni pjese e paligjishmërisë duke ligjëruar me prezencën tuaj guerrilasit parlamentar të ilegjimitetit parlamentar?

Ky Parlament për shkak të kodit zgjedhor me lista të mbyllura nga kryetarët është ilegjitim.
-Përse pranuat te vendosni gurin e radhës në listat e mbyllura kur e dinit së është ilegjitim dhe hyni me ilegjimitetin e listave në Parlament?

Përgjigje nuk pres nga papërgjeshmëria e patericës së paligjishmërisë”, thekson Demalia.

Modifikuar më E mërkurë, 03 Prill 2019 18:44
Login to post comments