Vjedhje skematike me ligj e fermereve shqiptare!

E mërkurë, 03 Prill 2019 18:19

Nga Dorjan Teliti

Fermerët e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë janë ngritur kundër vjedhjes abuzive të djersës së tyre, ndaj reagimi i sotëm ishte i pashmangshëm.

Ata punojnë në diell e në shi, natë e ditë, që të ushqejnë e të mbajnë familjet e tyre, por kjo qeveri me dorën e saj hajdute futet egërsisht në xhepin gjysëm-cpuar.
Përmes një skeme pseudo–reformë me qëllime klienteliste, Qeveria ka ulur në 6% TVSH-në për inputet bujqësore, ndërkohë që produkti final vazhdon të shitet me TVSH në masën 20%.

Fermerët e qumështit protestojnë sepse kjo qeveri u ka ofruar vetëm dy opsione abuzuese si “rrugëzgjidhje”:
1-Ose diferenca prej 14% do të shkojë si rritje e cmimit final të shitjes në treg për konsumatorët (do paguajmë më shumë ne konsumatorët).
2-Ose do të ulet cmimi i qumështit që fermerët ua shesin fabrikave të përpunimit të qumështit me po të njëjtën masë (fermerët humbasin 14% të vlerës së shitjes).
Ajo që po ndodh është pikërisht kjo e fundit dhe fermerët nuk mund ti dhurojnë djersën e tyre hajdutëve të pushtetit.

Fermerët nuk po kërkojnë lëmoshë, por ata nuk pranojnë abuzimin sistematik me djersën e tyre duke i cuar madje deri në falimentim.
Është koha të largohen abuzuesit e fermerët të punojnë të qetë për familjet e tyre.

Kësaj maskarade po i vjen fundi dhe Partia Demokratike ka një paketë të plotë për ta.
100 milionë euro në vit subvencione të drejtpërdrejta dhe 50 milionë euro në vit investime infrastrukturore.

Shpejt rrënimi do ndalet!

#ShqipëriasiEuropa ✌

Login to post comments