BE nis hetimet për aferën e madhe të Ramës, me Aeroportin e Vlorës dhe "Air Albania"

E Enjte, 04 Prill 2019 14:02

Duket se skandali me aeroportin e Vlorës (Pa tender dhe me procedura të dyshimta) dhe kompaninë “Air Albania” të trumbetuara me të madhe nga kryeministri Edi Rama, do të bëhet objekt i një hetimi ndërkombëtarë. Këtë fakt e ka pohuar vetë komisioneri për Zgjerimit, Johannes Hahn i cili konfirmon se Komisioni Europian ka dijeni mbi shqetësimet dhe shkeljet e mundshme të MSA nga qeveria në rastin e aeroportit të Vlorës dhe kompanisë “Air Albania”. Këtë deklaratë Hahn e ka bërë në kuadër të përgjigjes zyrtare që ai i kthyer eurodeputetit Paul Rübig në emër të KE dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini, të cilës i ishin dërguar më 13 shkurt të këtij viti, pyetjet me shkrim për këtë aferë.

“Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre”, i shkruan Rübig komisionierit Hahn dhe më pas I shtron disa pyetje.

Akuzat për klientelizëm dhe korrupsion për ngritjen e aeroportit Vlorës janë bërë fillimisht nga opozita dhe një pjesë e medias shqiptare, por ato janë trajtuar edhe nga media europiane, si “Die Presse” e “Der Standard”.

Dy muaj më parë, në janar 2019, edhe erodeputeti holandez Omtzigt, i drejtoi disa pyetje me shkrim ministrit të Jashtëm Stefan Blok lidhur me parregullsitë, shkeljet e korrupsionin e dyshuar në këto dy projekte. Në përgjigjen e tij në ministri Blok, i referohej një hetimi të thelluar që po ndërrmeret nga Komisioni Europian.

Së fundmi Hahn theksoi se Komisioni i kushton shumë rëndësi këtij aspekti dhe se në muajt në vijim është planifikuar një kontroll e verifikim i plotë e i përgjithshëm i këtyre e rasteve problematike, me tenderat e konkurrencën në Shqipëri.

Letra dhe pyetjet e eurodeputetit Paul Rübig, drejtuar përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE, Federica Mogherini

PARLAMENTI EUROPIAN

Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rregullores.

Drejtuar: Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtësme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian

Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian

Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë

Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (ËTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.

Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:

– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?

– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?

Dr. Paul Rubig

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...