Berisha: Fredi Alizoti komandon Ramën dhe drejtorin e policisë nga burgu

E Enjte, 04 Prill 2019 15:14

Denoncim me video, i ish-kryeministrit Sali Berisha, në rrjetet sociale:

Fred Alizoti nga burgu komandon Ramën. Ai emëron nga Zëvendës, në narkodrejtor të Policisë së Fierit, narkos-in Andon Marko!

Alizoti, dëshmitari i rremë dhe i paguar i narkoshtetit, që mori përsipër kundrejt parave dhe një viti burg, të gënjejë dhe të thotë se ne bisedën me Albert Veliun është zëri i tij dhe jo i Geron Xhafës, mban peng nga burgu Edvinin, i cili, i bazuar në dëshminë e rreme që do të bënte Fredi kundrejt pagesës, vetëm 24 orë pas publikimit të bisedës, do të betohej se zëri tjetër në bisedën e Albert Veliut me Geron Xhafën, nuk ishte i këtij të fundit, por i dikujt tjetër.

Tani që gjithçka është faktuar se ky ishte një kurth i organizuar nga Edvini me narkoqeveritarët, narkodeputetët, narkodrejtorët e Policisë, narko prokurorët e tij, del e qartë si drita e diellit se Edvini është peng i trafikantit Alizoti, ndaj dhe ai lartësoi në post narkodrejtori, Andon Markon, që për veprimtarinë e tij kriminale duhet të dënohej së paku 15 vjet burg.

Këtu në audio keni bisedat e narkodrejtorit të emëruar të Fierit, Andon Marko me trafikantin Fredi Alizoti për bashkëpunimin e tyre të fëlliqur në ndihmë të trafikantit Xhafaj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...