Përplasje tek Universiteti Bujqësor, pedagogu-‘rilindësit’: M’u thaftë dora që ju votova!

Premte, 05 Prill 2019 13:28

Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor, për fidanishten në të cilën pushteti vendor ka projektuar ndërtimin e një shkolle 9-vjecare, është shoqëruar edhe me përplasje mes pedagogëve dhe nënkryetarit të Bashkisë. Ndërsa Arbër Mazniku ishte në një prononcim për mediat, lidhur me projektin në fjalë të Bashkisë, është ndërprerë nga pedagogu i vreshtarisë Lush Susaj, i cili e ka akuzuar atë se po shkatërron universitetin.

“70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC dhe nuk pretendoj kurrë me shkull hidrocentralin. Kam qenë student e e jam pedagog në këtë univeristet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë.

Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardh për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’ të dëgjoj asnjë sekond “ tha ndër të tjera pedagogu.

Sakaq nënkryetari i Bashkisë Arbër Mazniku është shprehur i vendosur në ndërtimin e shkollës 9-vjecare në zonën e projektuar. Sipas Maznikut shkolla do i shërbejë fëmijëve të zonës përrreth banorët e së cilës kanë të drejta dhe meritojnë të ketë një shkollë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...