Kryeministri Rama dërgon zv/ministrin e tij në Moskë për bisedime sekrete

Premte, 05 Prill 2019 13:50

Në kulmin e një fushatë qeveritare që synon të demaskojë opozitën PD si të financuar nga Rusia, kryeministri Edi Rama ka dërguar këto ditë një delegacion qeveritar për bisedime në Moskë.

Lajmi i vizitës së delegacionit shqiptar, çuditërisht nuk është publikuar nga qeveria shqiptare. Në faqen e ministrave dhe gjithë axhendat e Këshillit të Ministrave, një takim i tillë i përfaqësuesve të Edi Ramës është mbajtur sekret. Nëse ishte takim protokollar pse u mbajt i fshehur për median dhe publikun kjo vizitë?

Ndërkohë njoftimi për takimin është bërë në Moskë (Rusi) dhe lajmi ka dalë nga ana e Ambasadës Ruse në Tiranë. Nga pala ruse të dërguarit e Edi Ramës janë pritur në nivelin më të lartë, për detyrën që përfaqësojnë, ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, Konstantin Noskov. Ndërsa pala shqiptare është përfaqësuar në këtë takim nga numri dy i Ministrisë së Financave, Zëvendësministri Elton Haxhi, i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.

Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Tiranë për takimin.

Sigurisht një takim i tillë nuk duhet anatemuar. Përkundrazi, mes dy vendeve ka hapësira dhe bashkëpunimi ekonomik që mund të shfrytëzohen, siç bëjnë dhe vende të tjera të NATO-s, duke respektuar dhe qëndrimet e secilës palë për politikën e jashtme.

Por në këtë takim, ajo që bie në sy është fakti se deri pak ditë më parë, Edi Rama dhe gjithë ministrat e tij në fjalime dhe studio televizive e kanë paraqitur Rusinë si rrezik dhe vendin nga po importohen tensionet e sotme të opozitës. Drejtuesit e Qeverisë gati sa kanë aluduar dhe për skenar rus destabiliteti me anë të opozitës. Edhe pse nuk ka asnjë fakt për këtë pretendim të qeverisë, takimi i delegacionit të Edi Ramës në Moskë, në mënyrë gati sekrete nga pala jonë, tregon se nëse ka bashkëpunëtor në PS, ata duhen kërkuar të qeveria “Rama”.

Pse kryeministri nuk thotë sa ministra dhe deputetë të PS-së kanë vizituar Moskën pa e bërë publike?

FOTOT e takimit të dy delegacioneve, publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë

   

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...