Vetëm 91 persona në Shqipëri zotërojnë, 4.1 miliard euro!

Premte, 05 Prill 2019 14:14

3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro. Publikimi i raportit vjetor të agjencisë së sigurimit të depozitave është kthyer një lloj barometri për të matur pabarazinë financiare të shqiptarëve.

Në fund të vitit të kaluar, vlera e depozitave të individëve që kalojnë vlerën ligjore të sigurimi, prej 2.5 milionë lekësh, arriti në total në 516 miliardë lekë. Këto 516 miliardë ose 4.1 miliardë euro lekë ndahen në më pak se 91 mijë individë, raporton Scan.

Krahasuar me vitin 2017, megjithatë, vlera e depozitave që kalojnë vlerën ligjore të mbulimit ka rënë me 15 miliardë lekë, ndërsa numri i individëve që zotëronin më shumë se 2.5 milionë lekë ka rënë me rreth 1 mijë individë. Në këtë kuptim, numri i shqiptarëve që kanë më shumë para në bankë nga ç’iu siguron ligji, është ulur gjatë vitit të kaluar.

Në fund të vitit të kaluar, fondi i ASD për sigurimin e depozitave në banka arriti në afro 39 miliardë lekë ose rreth 310 milionë euro. Kjo shumë mbulon 5.83% të vlerës së siguruar të depozitave, çka përfaqëson edhe nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Ligji për sigurimin e depozitave parashikon që ky raport të jetë të paktën 5% dhe prej tre vjetësh fondi i sigurimit të depozitave qëndron sipër nivelit ligjor të kërkuar.

Sipas ligjit, ASD siguron depozitat bankare të individëve dhe bizneseve deri në 2.5 milionë lekë, si edhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.

ASD është gjithashtu institucioni i ngarkuar me ligj për të administruar fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka. Në fund të vitit 2018, vlera e këtij fondi arriti në 632 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro. Ky fond do të shërbejë për të shpëtuar, eventualisht, bankat që mund të gjenden në vështirësi, në mënyrë që kjo barrë të mos bjerë mbi taksapaguesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...