Rama në Kukës me helikopter, policia përplaset ashpër me qytetarët

Premte, 05 Prill 2019 14:47

Edi Rama është i padëshiruar në Kukës. Këtë e ka treguar edhe protesta e fuqishëm e kuksianëve e organizuar gjatë ditës së sotme.

Por për të shmangur përballjen me qytetaret që deklaruan se është i padëshiruar në Kukës dhe i bllokuan rrugën në hyrje te qytetit, ka hyrë nga ajri në aeroportin e sapo dhënë me koncesion, thane burime nga PD.

Ai ka mbërritur me helikopter në Kukës, duke mos u futur fare në qytet, por duke zhvilluar një takim me disa zyrtarë të administratës në ambientet e aeroportit të bërë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për popullin e Kukësit, për ndihmën e tyre në përballimin e situatës në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Qindra qytetarët kanë shkuar tek ura e Kukësit për të bllokuar ardhjen e Ramës.

Para kryeministrit kanë shkuar qindra policë, për të siguruar vizitën.

Por ata janë përplasur me qytetarët në protestë.

Ka pasur një përplasje, ndërsa qytetarët kanë mundur të çajnë rrethimin duke bllokuar urën mbi Drin.

© SYRI.net

Modifikuar më Premte, 05 Prill 2019 14:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...