Diplomat dhe shkrimtar triller, kush është Palmer, zyrtari i SHBA që vjen në Tiranë

Hënë, 08 Prill 2019 11:43

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattew Palmer do të vizitojë sot dhe nesër Shqipërinë, në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike.

Por cili është ai?

Palmer është ka një karrierë të gjatë diplomatike si edhe prej pesë vitesh është afirmuar si një shkrimtar i suksesshëm i librave triller.

Palmer ka përfunduar studimet në fakultetin e Arteve Liberale në “Wesleyan University” në vitet 1984-1988 për kulturë aziatike dhe më pas ka kryer një master në studime japoneze në “University of Michigan”. Ai flet rrjedhshëm serbisht, greqisht dhe japonisht.

Mattew Palmer ka punuar dy herë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, në vitet 1993-1995 dhe 2011-2014 si edhe ka pasur eksperienca të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mësimdhënie.

Gjatë presidencës së George W. Bush, Palmer ka shërbyer në Ambasadën e SHBA në Qipro në vitet 2003-2006 e pastaj ka qenë Drejtor për Europën në vitet 2006-2007.

Për një periudhë dy-vjeçare ka qenë Nëndrejtor për Çështjet e Azisë Juglindore, ku ka pasur në fokus prezencën dhe politikat amerikane në Burma, Tailandë, Kamboxhia, Laos dhe Vietnam.

Në vitet 2016-2018 ka qenë Drejtor për Çështjet e Europës Jugore dhe prej gushtit të vitit 2018 mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Palmer ka shkruar edhe katër romane në zhanrin triller, të cilat janë publikuar nga shtëpia e famshme botuese “Penguin Books”. Në përshkrimin që kjo shtëpi botuese i bën autorit, thotë se “Matthew Palmer është një veteran i shërbimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është anëtar i përhershëm i Këshillit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe ka punuar si diplomat rreth e përqark botës”. Romanet e tij janë “Misioni amerikan” i botuar në vitin 2014, “Sekretet e Shtetit” botuar një vit më pas, “Ujku i Sarajevës” botuar në vitin 2016 dhe “Armiku i Zotit” i botuar në vitin 2017./Opinion.al

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 12:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...