Studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë

Hënë, 08 Prill 2019 11:49

Vijon dhe ditën e sotme protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës kundër ndërtimit të shkollës 9-vjeçare në territoret e këtij universiteti.(Lexo Ketu).

Sot është dita e tretë e bojkotit mësimor nga pedagogët dhe studentët, ndërsa po protestojnë dhe pse moti është i keq edhe me shi.

Pedagogët që kanë dalë në protestë thonë që është vendim i Senatit Akademik bojkotimi i mësimit dhe mos lejimi i ndërtimit të kësaj shkolle 9 vjeçare në territoret e Universitetit.

“U mblodh Senati Akademik dhe vendosëm që këtë tokë që është pjesë  e Universitetit ta mbrojmë. Është pjesa jonë, është pjesë e jetës sonë. Nuk  ka asgjë të tepërt Universiteti që të ndërhyjë Bashkia. Do ishte normale që të bëhet një laborator, të bëhet pemtaria, jo të na merret territori.

Do të pezullojmë mësimin çdo ditë, deri sa të tërhiqen nga kjo gjë, është vendimi i gjithë senatit.” u shpreh një tjetër pedagog i UBT-së.

Ndërkohë që herë pas here studentët kanë përplasje me policinë dhe në disa raste ata kanë tentuar të grisin banderolat të vendosura te pjesa rrethuese e territorit, por që kanë hasur pengesa nga Policia.

Një tjetër pedagoge është shprehur se Universiteti është shtëpia e përheshme e tyre dhe që fton të gjithë studentët dhe pedagogët e tjerë që të jenë të pranishëm në këtë protestë.

“Ky territor është pjesë e Universitetit. Kjo është shpia jonë e përhershme, se studentët janë të përkohshëm, ata duhet të mbështesin kauzën tonë.”

Studentët kanë publikuar një deklaratë zyrtare për mediat lidhur me ndërtimin e shkollës 9 vjeçare në territoret e Universitetit dhe shprehen se janë krejtësisht kundër dhe që nuk do e lejojnë këtë gjë.

“Forumi Ekonomik Studentor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Forumi Bujqësisë dhe Mjedisit, përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, si dhe shumica e studentëve të UBT-së kundërshtojnë unanimisht vendimin e bashkisë Tiranë, për ndërtimin e një institucioni arsimor parauniversitar, brenda Kampusit të UBT!” shprehen studentët ne deklaraten e tyre.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË PËR MEDIAT

Forumi Ekonomik Studentor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Forumi Bujqësisë dhe Mjedisit, përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, si dhe shumica e studentëve të UBT-së kundërshtojnë unanimisht vendimin e bashkisë Tiranë, për ndërtimin e një institucioni arsimor parauniversitar, brenda Kampusit të UBT!

E theksojmë që në krye të kësaj deklarate, se studentët e UBT-së janë pro ndertimit të shkollave, janë pro ndërtimit të çdo institucioni që i shërben dijes dhe prosperitetit të shoqërisë. Ne jemi kundër çdo veprimi i cili do të cënonte statusin dhe hapësirën territoriale të UBT-së, qoftë edhe ndërtimi i një institucioni edukativ që është jashtë funksionit të Universitetit dhe pengon veprimtarinë normale të tij.

Së pari, nuk e shohim të arsyeshme dhe të logjikshme të jemi vendi i parë në historinë e arsimit europian i cili merr përsipër nisma të çuditshme në territorin autonom universitar!

Së dyti, për vetë faktin që ky territor ka qenë i Universitetit Bujqësor të Tiranës para viteve 90, si dhe aktualisht eshtë në proces gjykimi për pronësinë e tij, Bashkia Tiranë duhej të ndërmerrte një sëri konsultimesh me përfaqësues të Universitetit dhe studentët.

Neglizhenca e këtij veprimi, na bën të dyshojmë për qëllimin e vërtetë të këtij plani ndërtimi.

Së treti, në Master Planin e UBT shprehet qartë se ky territor ishte planifikuar për t’i shërbyer studentëve të UBT në formën e një hapësire didaktike dhe eksperimentale.

Theksojmë se jemi universiteti më i vjetër i Republikës së Shqipërisë, i vetmi Universitet Bujqësor në vendin tonë. Të vetëdijshëm për vlerat, traditën dhe historinë gati 70-të vjecare në mësimdhënie, kërkim, shkencë dhe transferim dijesh, konsiderojmë veprimin e bashkisë Tiranë si alogjik dhe të papranueshëm për ndërhyrjet në territorin e UBT-së.

Studentët e UBT-së shprehin njëzëri shqetësimin e tyre rreth këtij projekti, pasi është një projekt i pakonsultuar, mungon studimi për ndikimin që do ketë në Kampusin e UBT-së dhe mbi të gjitha është një projekt i cili del jashtë çdo lloj konteksti në hapësirën territoriale të UBT-së për qëllimet dhe misionin që ky universitet ka.

Së katërti, nëse Bashkia Tiranë do të bënte një kërkim me të hollësishëm të truallit ku mund te ndërtohet objekti, do t’a gjente atë pranë konvikteve të UBT, zonë e cila aktualisht është pronë e përbashkët shtetërore dhe universitare . Nëse Bashkia Tiranë mendon realisht për të mirën e komunitetit, duhet fillimisht investimi në zona mizerabël ( siç është zona pranë konvikteve të UBT), dhe më pas të bëhet betonizimi i zonava të lira.

I drejtohemi studentëve të UBT-së dhe pedagogëve, që të qëndrojnë të bashkuar në kauzën e tyre, pasi kjo është kauza për të siguruar një arsim cilësor për gjeneratat e ardhshme pranë UBT-së.

Si përfundim, i bëjme thirrje bashkisë Tiranë të reflektoje dhe të dorëhiqet nga ky projekt, ose në të kundërt studentët e UBT do të përdorin cdo mjet demokratik për të kundërshtuar fuqimisht prishjen e fizionomisë së Kampusit Universitar të UBT, e cila përfundimisht cënon veprimtarin normale të studentëve, stafit akademik dhe vet universitetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...