Revista austriake: Vendi po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike

Hënë, 08 Prill 2019 20:04

Kriza politike që ka kapluar vendin, me opozitën që dogji mandatet parlamentare dhe ka zhvilluar disa protesta, ka tërhequr dhe po tërheq edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Më e fundit është revista austriake, “PanEuropa”, e afërt me qarqe pranë kancelarit Sebastian Kurtz, që i ka kushtuar një shkrim kësaj situate, ku ndër të tjera thuhet se Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike, ndërsa autori i shkrimit është përqëndruar edhe tek zgjedhjet për kryetarin e ri për katër vitet e ardhshme të Komunitetit Mysliman.

Shkrimi i plotë:

Protesta në Shqipëri/ Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me trazirat politike.

Nga Rainhard Kloucek

Në fillim të marsit u zgjodh kryetari I ri për katër vitet e ardhshme i Komunitetit Mysliman.Zgjedhjet përfunduan me një shumicë prej 2/3 e votive për Bujar Spahiun.Ai është një përfaques me orientim të moderuar europian i Komunitetit Mysliman. Zgjedhjet zgjatën disa javë në të cilat pati presion të madh që të zgjidhej kandidati tjetër Ylli Gurra. Ai doli si kandidat përfaqësues I Presidentit turk Erdogan dhe thuhet se është afër salafistevë.

Mes gjthë presionin turk, i pranishëm në Shqipëri ishte dhe vëllai i Presidentit Turk Mustafa Erdogan. Qarqet e mirinformuara raportojnë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet mesazheve të përfaqësuesve të qeverisë turke.Më pas në mbështetje të Gurrës dolën Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiakiu Erion Veliaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla.

Opozita kundërshtoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë turke dhe atë të qeverisë socialiste. Ajo ju bëri thirrje myslimane që të ruanin dinjitetin e tyre dhe të të zgjidhnin rrugën europiane.

Shqipëria po përballet me problemin e trafikut të drogës. Gjurmët të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë e cila bashkëpunon me mafian.Në rastin konkret të zgjedhja e përfaqësuesit të myslimanëve erdhi si pasojë e ndërhyrjes së agjentëve turk dhe lidhjeve më mafian e drogës. Ndër të tjera qeveria socialiste ka ruajtur lidhjet me mafien e drogës, e cila ka blerë masivisht votat zgjedhjet e kaluara.

Turqia ka influencë masive në vendet e Ballkanit. Qëllimi është marrja në kontroll e infrastrukturës strategjike.Në këtë kontekst akuzat e korrupsionit janë të mëdha. Kështu 40% e linjave ajrore janë turke. Akuza e korrupsionit kanë çuar në protesta të shumta në mars ku mijëra mbështetës të opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

https://www.paneuropa.at/proteste-in-albanien/#more-1781

auto_media-gjermane1554745457.png

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 20:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...