Budallaçkë e vogël nuk të shkon ty...Nexhmija

Hënë, 08 Prill 2019 20:12

Shënim nga Syri.net/

Askush nuk do ta besonte kurrë nëse dikush do të tregonte një ditë një histori se do të vijë një kohë që nipi i Enver Hoxhës do të përfundonte taksist i historisë më skandaloze të prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri që njihet me emrin si “Çështja e Xibrakës”. Ermal Hoxha ka fituar “famën” e tij në 3 forma nga më hibridet dhe të pandershmet, me të cilët një njeri mund të futet në analet e diskurit publik në Shqipëri.

Mësëpari ai është nipi i Diktatatorit dhe kjo nuk e bën atë fajtor as kur ai e mbron me zell gjyshin e tij Dullën, sepse fundja gjaku nuk bëhet ujë.

Së dyti ai njihet si burri i një diçkaje mes këngëtares miss-it dhe fotografes që quhet Rezarta Shkurta, por edhe në këtë rast ai vështirë se mund të gjykohet.

Dhe së treti ai tashmë është zyrtarisht një i dënuar për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Për të tretën ai është fajtor sipas akuzës dhe e shleu dënimin e tij duke marrë një penallti ligjore 2 vjet më pak sesa dënohet një baba i 5 fëmijëve që nuk paguan dot energjinë elektrike. Por për të gjitha “fajet” e tij të mësipërme Ermal Hoxha çuditërisht nuk ka patur në krah ta mbrojë as “gjyshe Mien” që nuk i del shpirti për qamet që prej 98 vitesh, as mami Teutat e as babi Iliri, por bashkëshorten e tij të dytë Rezarta Shkurta. Kjo e fundit është krenar për stërgjyshin e fëmijëve të saj shumë më shumë sesa është vjehrri me vjehrrën, më shumë sesa bashkëshorti i saj, e diçka më shumë sesa edhe vetë Nexhmija e cila po të ishte ishte Enveri gjallë, me shumë gjasë do të ishte bërë edhe xheloze. Dhe deri diku nuk do të kishte faj. Zërat e ligë thonë se aftësia dhe nevoja e “Shkurtes” për të jetuar në lluks e vanitet ishte edhe arsyeja pse Ermali nuk pa rrugë tjetër dhe iu fut drogës. Jo duke e konsumuar, por duke e prodhuar dhe transportuar.

Përfundimi dihet sesi qe. Shqiptarët më shumë se njëherë janë munduar ta harrojnë e ta lënë pas, Enver Hoxhën dhe krimet e tij që e gjymtuan dhe sakatuan fizikisht e shpirtëisht këtë popull. Por në oborrin e trashëgimisë së të keqes së Shqipërisë, ka ende një njeri që mendon sesi t’ua sjellë stomakun bashkë me të përbrendshmet e tjera shqiptarëve tek goja, dhe ajo është Rezarta Shkurta. Kjo e fundit njihet tashmë në Instagramin e saj, vetëm si njeriu që i feston me krenari 98 vjetorin Nexhmije Xhuglinint, apo poston foton e burrit që e mban në dorë Enver Hoxha. Apo si njeriu që shfaq me krenari video sesi vajza e saj tregon me gisht nga fotografia e stërgjyshit “Dullë”.

Duke parë të gjitha këto qasje të turpshme të një njeriu pa turp, duket qartë se tashmë Rezarta nuk ndryshon shumë nga “gjyshe Mia” siç e quan ajo Nexhmien. Sepse si Rezarta ashtu edhe Nexhmija janë krenare për “veprën” e burrave të tyre. E para i bën hosana dhe i këndonte deri dje me dëshpërim burrit të saj në burg të dënuar për drogë. E dyta e kujton me lavdi “katilin” e saj për krimet ndaj shqiptarëve.

Por sërish ka vend për këshilla, sepse Rezarta është ende e re. Nën titullin e një prej këngëve të saj ne sot mund ta këshillojmë vetëm kështu gruan e trafikantit: Budallaçkë e vogël nuk të shkon ty...Nexhmija!

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 20:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...