Palmer në Tiranë, Rama i dorëzon Rinasin kriminelëve

Tuesday, 09 Prill 2019 18:03

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer përfundoi agjendën e tij në Shqipëri me takimet e kryetarëve të partive politike por situata iu vështirësua së tepërmi kur do të merrte avionin për tu larguar nga Shqipëria. Pak orë para se të ikte në Rinas për tu larguar nga Shqipëria, në media u dhanë lajmet e para se grabitës me armë kanë marrë rreth 10 milionë euro.

Palmer kishte marrë dje në takim me Ramën garancinë se situata me krimin ishte nën kontroll dhe se disa vrasje kishin ndodhur për larje hesapesh. Por a i mjafton garancia e Ramës, zyrtarit të lartë të SHBA-ve? Ai e përjetoi vetë frikën që ka kapluar çdo shqiptar nga bandat dhe krimi pushtetar.

Kjo ka vënë në alarm edhe strukturat ligjzbatuese amerikane të cilat në interes parimor kanë sigurimin e jetës së zyrtarit të lartë i cili kishte parashikuar se në mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.30 të fluturonte nga Aeroporti i Rinasit. Kjo është më shumë se një grabitje dhe për të huajt mund të quhet një akt terrorist, kur persona të armatosur me automatikë kallashnikov dhe granata arrijnë të kalojnë çdo rreth sigurie dhe të futen në pistën e avionëve.

Login to post comments