Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në aeroportin e Rinasit për nga vetë mënyrën e organizimit të grabitjes i kalon përmasat e një grabitjeje të thjeshtë parash dhe ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare në vend.
Fakti që grabitësit ishin brenda në aeroport pranë avionit ku për tre orë do të nisej zv ndihmës sekretari i Shtetit Palmer dëshmoi paaftësinë totale të Ministrit ët Brendshëm të strukturave të policisë dhe të gjitha strukturave të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Si vend anëtar i NATO-s portet dhe aeroporti i Shqipërisë, sidomos ky i fundit janë objekte të sigurisë së lartë. Aty nuk janë grabitur shuma parash por ka kapitulluar i gjithë shteti përpara një sulmi të disa grabitësve në këtë objekt.
Për të gjitha këto presidenti i Republikës bazuar në të gjithë të drejtën që i jep Kushtetuta duhet të shkarkojë urgjentisht këtë ministër të Brendshëm gjatë periudhës së të cilit vetëm janë helmuar dhe goditur qytetarët dhe krimi dhe vrasjet kanë gjetur parajsën.
Është e papranueshme që në kushtet e tilla të cenimit të sigurisë në vend të mbahet ende ministër një i paaftë që punën e ministrit të Brendshëm e njeh vetëm si gaz dhe kërbaç ndaj qytetarëve të vet.