Policia krejt e çorganizuar

Tuesday, 09 Prill 2019 19:27

Teksa krimi në vend po rritet gjithnjë e më tepër, policia shqiptare nuk po arrin të zbardhë ngjarjet, të arrestojë autorët. Gjatë tre javëve të fundit u ekzekutuan 8 persona, u kryen disa atentate me tritol në Vlorë dhe Fushë Krujë, disa makina u dogjën dhe sot u grabitën më shumë se 10 milionë euro brenda pistës së Rinasit.
Krimi po godet haptazi qytetarët, zyrtarët, biznesmenët. Kjo situatë është para së gjithash produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit, jo si përgjegjësi e punonjësve të forcave të rendit, por si pasojë e vullnetit të mbrapshtë politik. Policia sot ka kapitulluar përballë krimit.
Kjo vjen si shkak i tjetërsimit të punës së saj reale, atë të parandalimit dhe hetimit. Policia sot po përdoret për të ruajtur Kryeministrit nga protestues, po përdoret për të sulmuar familjarë fatkeq që pangopësia e dyshes Rama-Veliaj po i lë pa shtëpi.
Sot krimi, nuk fshihet më ndaj uniformave blu. Çuditërisht ai që fshihet është kryeministri i cili zgjedh të udhëtojë me helikopter dhe në shumë raste të mos e bëjë publike agjendën e udhëtimit në qytetet e vendit.
Sot Drejtori i Policisë së Shtetit përdoret si shofer i trafikantit Kelmend Balili, Minsitri i Brendshëm përdoret për të mbajtur leksione në universitete, i rrethuar nga 10-15 truproja.
E në këto kushte terreni është i lirë për grabitësit dhe vrasësit me pagesë.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 21:28
Login to post comments