Përshkallëzohet protesta në Universitetin Bujqësor, 50 forca policore rrethojnë studentët

E mërkurë, 10 Prill 2019 12:03

Protesta e studentëve dhe pedagogëve të UBT-së ka hyrë sot në ditën e pestë të saj dhe vijon bojkotimi i mësimit. Më shumë se 50 forca policore kanë rrethuar studentët, ndërsa krimi bën ligjin në të gjithë vendin.

Sot në orën 12.00 pritet ardhja e kryebashkiakut Veliaj në UBT në një diskutim me pedagogët  dhe studentët e këtij universiteti.

Ndërkohë që ftesa për Kryetarin Veliaj ka ardhur nga rektori Bahri Musabelliu, studentët shprehen se ai është një showmen që fokusohet vetëm në bërjen e performancave. “Këtu do jemi dhe presim orën 12 00 që të na bashkëngjitet në diskutim dhe Veliaj.

Pezullimi i mësimit ka vijuar në një pjesë të madhe të Univeristetit dhe gjithnjë e më tepër po na bashkohen studentë. Epidodi i djeshëm ishte një revoltim i momentit, nuk ishte i planifikuar. Po presim orën 12.00” është shprehur një student.

Ndërkohë një tjetër student tha që në diskutimin që u bë dje me studentët dhe Veliajn për çështjen e ndërtimit të shkollës në ambientet e Universitetit, të pranishëm mund të kenë qenë studentë të fakluteteve të tjera por jo nga UBT-ja. Takimi u zhvillua në sallë COD në kryeministri.

“Ky është një kampus dhe ne që jemi në moshën 20 nuk mund të rrijmë në një ambient me moshen 15 vjeçare. Jemi kundra ndërtimit të kësaj shkolle në këtë territor.

Po presim Veliaj në një bashkëbisedim me pedagogët, studentëve dhe Kryetarit të Bashkisë. Ne nuk kemi qenë të informuar për ardhjen e Veliaj në universitet. Në mbledhje që u bë dje nga disa studentë pjesa më e madhe e studentëve nuk kanë qenë të UBT. Sepse nëse do ishte një student i yni nuk do rintë të dëgjonte paturpësitë e show-menit bashkiak. Dje aty bëhej vetëm shoë dhe performancë. Rektori ynë është një zë i fuqishëm dhe është mbrojtës i vërtestë i kauzës së studentit”, u shpreh studenti.

Aktualisht situata paraqitet e qetë në ambientet e Universitetit dhe duket që punëtorët nuk kanë shkuar sot në punë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...