Ish-deputeti, drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kompanisë ajrore austriake për të ndaluar për shkaqe sigurie transportin e vlerave monetare nga Rinasi.
“Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymezuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri”, shkrun Vasili në një shenim në faqen e tij në facebok.
Ja postimi i tij i plotë:
Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave. Kompania e mirenjohur Austrian Airline vendosi ndërprerjen e transportit të mëtejshëm të parave dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur.
Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymezuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri.
Kush bashkejeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata.
Këta qeveritarë të liq që s'thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë të bregu i lumit ju hap barku per komandantët e policisë, që u rrinë gatitu kriminelëve.
Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa "mirë" është që paratë u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vetë Austrian Airline e ka fajin vetëm ai jo se ai është me leje krijmtarie.