Nga protestë në demonstratë, që gazi lotsjellës të mos na kthehet në normalitet

E mërkurë, 10 Prill 2019 12:58

Nga Ilir Nikolla

A po mësohemi me të keqen? A po e ristërvisim aftësinë njerëzore për të vuajtur dhe për të mbijetuar në vuajtje, sa të mundemi, me shpresë se ditë më të mira do të vijnë…nëse jo për ne, por për brezat pasardhës?
Kjo logjika e mendimit në shkallë shekullore, e vanitetit se mendojmë për 100 vitet që do vijnë, se mendojmë për nipërit dhe mbesat, nuk është një mendim rilindas, në fakt është një mendim disfatist, është një shpërfaqje e fatalizmit tonë dhe në një përvijim më modern, është një prapashtesë e mendimit diktatorial, që gjithçka e shihte në dritë pozitive, pasi në 1912-n kishte qenë më keq, më 1938-n kishte qenë më pak, apo në 2013-n, statistikat s’kishin qenë të vërteta. Mbi bazë të këtij simulimi, zgjatet letargjia, tolerohet autokracia dhe mbetet vetëm çfarëdolloj qëndrese ndaj autokracisë apo protestë për ndryshim.
Shfaqja e shëmtuar e dhunës së organizuar policore ndaj 38 familjeve fatkeqe, të cilave u ka rënë mbi shpinë babëzia e Bashkisë së Tiranës për të mos dhënë asnjë dëmshpërblim, siç kishte vepruar në rastet analoge lidershipi politik i para 2015-s, u shoqërua me reshtjen e opinionit publik, me komentet “s’kanë ç’bëjnë të shkretët, u ra për pjesë” apo më keq akoma “s’kanë ç’bëjnë, për hir të së ardhmes së qytetit duhet të durojnë”.
Kush na fton të vuajmë, sepse e ardhmja do të jetë më e ndritur? Përveç spektrit religjioz, për të cilin sovraniteti i debatit nuk kalon fort nga vota, shumica a votëbesimi, tregtia me të ardhmen është një pazar i keq, në të cilin po na fusin ata që duan të na grabisin sot, të na lënë në statusin e rajasë, në njëfarë skllavërie modern. Shitja e iluzionit se ne po vuajmë për brezat e ardhshëm, pra se e kemi zgjedhur vetë këtë punë, është tregues se shpëlarja e truve ka shkuar shumë larg.
Imagjinoni përshembull sjelljen e opinionit publik ndaj mashtrimeve të njëpasnjëshme që ka prodhuar këto ditë Bashkia e Tiranës. Pilotimi i lajmit se bashkia e Tiranës do të merrej vetë me nxjerrjen e mobileve nga shtëpitë (pasi familjarët u nxorën përdhunshëm me gaz lotsjellës), ishte një përpjekje për të zbutur sadopak sjelljen antiligjore të autoriteteve. Sipas Ligjit për Strehimin, ndalohet zhvendosja e banorëve pa u gjetur më parë strehim, por ky veprim final do të duhet të kryhet vetëm pasi: a) njoftohet me shkrim individi/familja për arsyet e zhvendosjes 30 ditë përpara nxjerrjes së aktit administrativ për zhvendosjen nga banesa; b) informohet individi/familja për mundësitë alternative të strehimit; c) nxirret akti administrativ për zhvendosjen nga banesa 45 ditë përpara zhvendosjes, duke njoftuar edhe formën e miratuar për strehimin alternativ.
Vetëm pas kryerjes së këtyre hapave konsumohet zhvendosja e mirëfilltë. Këto prerogativa ligjore shumëzohen me zero nga komunikimi publik i Erion Veliajt, i cili thotë se “banesat sociale i kanë gati”, pa u interesuar nëse janë konsumuar këto hapa apo jo.
Sjellja jonë laksiste ndaj dhunës që po ushtrojnë autoritetet na bën përgjegjës për drejtimin e zi që po marrin standardet e të drejtave civile në Shqipëri.
Nuk duhet të mësohemi me të keqen, sepse ajo do të bëhet gjithmonë e më keq. Për këtë, mjafton që çdo ditë të solidarizohemi me viktimat e dhunës shtetërore dhe të pështyjmë në publik (jo në facebook) kur kemi rast, fajtorët e kësaj dhune.
Ditë për ditë, t’ia bëjmë ferrën Brahim pushtetit. Rezistencë kolektive ndaj dhunës kolektive të pushtetit. Përndryshe, protesta s’kthehet në demonstratë, por në një panevojshmëri, sepse shoqëria do të jetë rehatuar në statusin e rajasë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...