Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me Skënder Haklajn, kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës, për të cilin ka ndarë vlerësime të veçanta. Meta shkroi në Fb:
“Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, duhet të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
Shumë i lumtur të takoja sot kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklaj, me të cilin ndamë bindjen për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare."