Në vend të deklaratës zyrtare për sulmin në Rinas, Rama shkon në Monaco

E mërkurë, 10 Prill 2019 13:49

Siguria kombëtare në këtë vend është cenuar dhe është në rrezik. Shteti këtu nuk ekziston dhe kjo është minimalja që nuk ekziston. Si ka mundësi të thuhet se sigurinë në aeroport nuk e ka shteti por një kompani private? Keni dëgjuar që në ndonjë vend të thuhet se shteti nuk ka sigurinë kombëtare por e ka privati?

Vetëm me këtë mazhorancë kriminelësh dhe hajdutësh ndodh diçka e tillë.

Një grup kriminelësh arritën të futen brenda në aeroport, fare pranë avionit. Sapo ishte kthyer Presidenti i Republikës nga një vizitë zyrtare jashtë vendit dhe pritet që të largohej për shkak zv ndihmës sekretari i Shtetit Palmer.

Kjo që ka ndodhur dje duhet të trondisë të gjitha institucione në vend, por edhe ato ndërkombëtare.

Si vend anëtar i NATO-s portet dhe aeroporti i Shqipërisë, sidomos ky i fundit janë objekte të sigurisë së lartë. Dhe cenimi i sigurisë së tij, cenon sigurinë e të gjithë dhe rrezikon jetën e të gjithë qytetarëve të tjerë, jo vetëm shqiptarë.

Por çfarë bën Kryeministri ynë në të gjithë këtë situatë të krijuar. Merr çantat dhe i fut një xhiro andej nga Monaco. Ky nuk ka asnjë lloj përgjegjëgjshmërie.

Ende nuk e dimë se çfarë do të na gënjejë këtë herë se pse ishte në këtë udhëtim por ajo që mund të themi me siguri është se Monaco njihet edhe si një destinacion i pëlqyer takimesh për kriminelët dhe hajdutët e ‘serës së lartë’. 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 13:50
Login to post comments