Mbushja e karrigeve të parlamentit me njerëz të cilët nuk kuptohet se çfare lidhje kane me ate salle, ishte strategjia e vetme e Rilindjes per te krijuar pseudofasaden per qeverisjen e droges krimit. Momenti dhe akti i opozites për djegjen e mandateve sherbeu mbi te gjitha per t’i hequr ketij regjimi masken nen te cilen fshihej e verteta kriminale e Rilindjes. Heqja e kësaj maske, rënia e fasades ishte çorientimi i Rames, sepse ky eshte nje njeri qe nuk funksion dot jashte sistmeit qe krijon vete, por mbi të gjitha në ndihmë i erdhën njerëzit e një pseudo-opzite të cilët ca nga hallet personale, ca nga blerjet, ca nga të qenurit askushi, po i shërbejnë Rilindjes si alibi. Po në fakt këto lista të pseudo-opozitës Ramës po i shërbejnë për të kërcënuar të vetët, sepse nëpërmjet kësaj “opozite” fasadë ai shtyp çdo zë që është kundër tij dhe me tipa si ata të parlamentit, kërcënon të vetët që çdo numër dhe çdo karrige mund të plotësohet. Pra shërbimi që ky grupim njerëzish të panjohur apo me problem të vogla e të mëdha, po i bën Ramës është i dyfishtë. Maskimi i regjimit dhe kërcënimi i çdo zëri që duhet shtypur brenda të vetëve.