Nga Fatmir Mediu
Sigurinë nuk e garanton konçensionari, siguria nuk jepet me konçension. Atë e garanton Shteti.
Para disa kohësh, në Parlament kam ngritur shqetësimin se sektorë të ekonomisë, të lidhur me Sigurinë Kombëtare, po shiteshin nga kompani të vendeve partnere drejt vendeve që në pikpamje të sigurisë janë në kundërshtim me NATO-n, ku Ne jemi anëtarë, duke përmendur specifikisht largimin e Gjermanëve nga aeroporti dhe dhënia e tij kompanisë Kineze, nafta apo telekomunikacioni.
Rama u përgjigj se; “ky është një pretendim absurd sepse ne jetojmë në një ekonomi të hapur, ku gjithësecili mund të blejë dhe të shesë”.
Në Konferencën e Sigurisë në Munich dhe në mënyrë të vazhdueshme nga NATO dhe BE, është ngritur shqetësimi për influencën Ruse dhe Kineze në ekonomi, për më tepër në sektorë strategjikë.
Shumë vende, në mënyrë specifike SHBA, kanë ligj të veçantë të kontrollit të blerjes nga kompanitë e huaja në sektorët strategjikë, nëse ato bien ndesh me sigurinë, atëherë nuk pranohen të kryhen edhe nëse provohen më mbrapa se cënojnë sigurinë, atëherë detyrohen që tē shesin aksionet e tyre.
Ky qëndrim i Ramës ishte i papërgjegjshëm atëherë, dhe bëhet sot akoma më i papërgjegjshëm, kur ankohet për zbatimin e rregullave nga koncensionari Kinez.
Presidenti Meta duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.