Hekuran Vladi-Lura, ish-drejtues i Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të shkarojë tre zyrtarë pas grabitjes në Rinas.
“Pas skandalit te shkeljes se rende te sigurise kombetare dje, kryeministri Rama, sipas meje duhej te shkarkoje:
– Drejtorin e Aviacionit Civil
– Drejtorin e Policise se Shtetit
– Drejtorin e SHISH (te kerkonte shkarkimin)”, shkruan eksperti i sigurisë në një shënim në Facebook.
Sipas tij, Rama: “Gjithashtu, duhet te kerkoje nga BSH si monitorohet nxjerrja e vlerave monetare cash jashte vendit, ne kuader te legjislacionit shqiptar kunder pastrimit te parave dhe evazionit fiskal. A i raportojne bankat e nivelit te dyte shumat e nxjerra jashte tek DPPPP..? Dhe, ne fund, ti perzere kinezet koncensionare, qe e kane akoma gardhin rrethues me kallama”…