"Vlora pa zot përmbytet, se i ka dalë për zot kryeministri !??"

Premte, 12 Prill 2019 16:39

Nga Petrit Vasili

Vlora permbytet tej e ndane prej ditesh.

Vlores i permbyten shtepi,biznese edhe biblioteka e qytetit ju permbyt.

Vlores i eshte paraqitur si kryeveqil vete kryeministri,qe ne 16 shkurt bubullinte e vetetinte duke thene:

"Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin, jo vetëm mes të shkuarës dhe të sotmes
Vlora dhe Shqiperia sot kane zot".

Vlora as ne te shkuaren e komunizmit nuk ka pare qamet si ky i sotmi.

Vlora ne te shkuaren e para viteve 90' ishte qyteti me i bukur i Shqiperise,ndersa Vlora sot eshte shnderruar ne thjesht vendparkimin e psikopative korruptive te kryeministrit dhe subjekt i kronikave te televizioneve ose per permbytjet,ose per djegjen e makinave,ose per vrasjet edhe ne mes te qytetit.

E permbytur,e mbetur pa zot,,e perdorur per votat e radhes, Vlora sot ka vetem nje shpetim,qe kryeministri ti hiqet qafe asaj qe ajo te marre fryme e te zgjidhe hallet e shumta qe ka.

Vlora ka pare shume burra,qe kane dashur ta drejtojne dhe gjitmone i ka percjelle me shqelme ata qe ja kane prure ne maje te hundes,por nje denglaxhi,llafazan dhe genjeshtar si ky nuk ishte pare ne Vlore,per te as shqelmet s'mjaftojne.

Burrave te vertete u flasin veprat vete,ndersa genjeshtaret meken se foluri,qe te shesin mashtrimet per te verteta,tek keta te fundit ben pjese edhe ky taksirat kryeministri, qe i ka rene Vlores.

Shihni fotot e Vlores dje dhe sot e gjykoni vete pa pasur nevoje te degjoni daullet e agjitacionit e propagandes....

Login to post comments