Frika nga masiviteti i madh i protestës së sotme përpara kryeministrisë po detyron Policinë e Shtetit të bëjë terror nga mjeteve dhe qytetarëve që nisen nga rrethet drejt Tiranës. Kjo ka ndodhur edhe me protestuesit e nisur nga qarku i Gjirokastrës.
Në dalje të qytetit të Fierit, një prej autobusëve është ndalur për më shumë se një orë, duke kontrolluar imtësisht të gjithë qytetarët që gjendeshin në të. Per këtë veprim të qëllimshëm, ka reaguar kreu i PD-së për Gjirokastrën, Dasho Aliko.
Per Jugunews.net ai u shpreh se, “pushteti po ndjen se po i vjen fundi dhe këto janë metoda orientale që përdoren për të eklipsuar zemëratën e protestuesve të shumte që vijnë nga Gjirokastra drejt kryeqytetit për të protestuar pikërisht kundër këtyre metodave që janë produkt i një qeverie antishqiptare”.
Sot nga Gjirokastra jane nisur mbi 500 simpatizantë të opozites, ndersa në rang qarku, numri i tyre varion 1000-1200.