Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë i pari fjalën mes turmës së protestuesve që janë mbledhur te Kryeministria duke e quajtur atë një rizgjim kombëtar.
'Ne partitët e opozitës, unë PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga shumica e shqiptarëve të përjshtuar dhe të grabitur vjen përtej nevojës akute për një rrotacion politik. Është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë', ka nisur Basha, ndërsa u ka premtuar simpatizantëve të opozitës së bashkuar se tashmë nuk do të ketë kurrë më kompromis me Ramën.
'Kemi patur dhimbje, përparime dhe zhgënjime. Sot është dita të mos bëjmë më kompromis me atë aspiratë. Kurrë më pak se standaret europiane për zgjedhje të lira. Kurrë më asgjë më pak se standartet euriopiane të konkurrencës së lirë, të ekonomisë që hap vende pune dhe paga të larta për shqiptarët.'
Më tej, Basha është shprehur se gjithë bota duhet të dëgjojë zërin e protestuesve për një 'Shqipëri si gjithë Europa'.
'Me fjalë të tjera le të ushtojë nga ky muzg i tiransë, ta dëgjojnë nga gjokset tona, nga ne që jemi këtu bashkë, miliona shqiptarë që janë bashkuar me këtë manifestim të madh. Ta dëgjoj gjithë bota se nuk ka kompromis me idealin tonë, E duam Shqipërinë si gjithë europa.'