Duke folur në protestën madhështore të shqiptarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo nuk do të këte asnjë kompromis apo marrëveshje, por vetëm largimi i Edi Ramës.
Basha u shpreh se Edi Rama është një kufomë politike.
‘Ne jemi në këtë betejë jo vetëm për kalkulime elektorale, por për ju, pavarësisht bindjeve politike.
Të garantojmë që kurrë më vota juaj të blihet e të shitet, taksat tuaja të mos vidhen që të përfitojnë një grup oligarkësh, të shembim nga themelet këtë sistem të kalbur deri në palcë
Ne jemi bashkë këtu jo thjesht për të larguar Ramën pasi Rama ka mbaruar.
Rama është një kufomë politike. Jemi bashkë për të shembur sistemin Rama dhe për të ndërtuar Shqipërinë e vlerave europiane.
Nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash. Qeveri transitore pa Ramën kusht themelor:, tha Basha.