Duke folur në protestën madhështore të shqiptarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo nuk është betejë për pushtet, por betejë për ndryshimin njëherë e mirë të sistemit.
‘Ligje antikushtuese për të vjedhur ju, vogëlushët tuaj, studentët, pensionistët. Mungesa e Gjykatës së Lartë, ku ka gjyqe dhe jo drejtësi,
Gjykata e Lartë me 40 mijë dosje nuk jep dot drejtësi sepse është shkatërruar me themele. Vota është themeli i demokracisë, nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira. Kjo qeveri është pengesa numër një për demokracinë, për ekonominë e të gjithë shqiptarëve.
Me Edi Ramën nuk ka shtet, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm krim, korrupsion, shkatërrim të perspektivës dhe shpresës.
Që sot e tutje nuk jeni më shteti, jeni anti-shteti, nuk jeni ligji jeni anti-ligji, nuk jeni drejtësia jeni anti-ligji.
Kjo protestë e nënta në 8 javë është prova më e qartë se Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar një herë e përgjithmonë.
Mediat e blera nga pushteti duan t’ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë, thjesht dhe vetëm një përplasje politike që do të zgjidhet me pazarin e radhës.
Kjo është një gënjeshtër. Me zërin tim deklaroj vullnetit tim dhe tuajin, të partive opozitare, të gjithë koalicionit të shumicës reale. Rama ik’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha.