Pauline ADES-MEVEL, Drejtuese e Zyrës për Ballkanin, Reporterët Pa Kufij, e përsërit qëndrimin kundër ligjit dhe i sugjeron Qeverisë shqiptare të ndryshojë politikën ndaj medias.
Raporti i “Reportëve pa Kufij” ishte negativ për Shqipërinë, jo vetëm se zbriti 7 vende, por edhe se evidentonte “kërcënime ndaj mediave dhe gazetarëve nga qeveria dhe krimi i organizuar, në një nivel të paprecedentë”.
Raporti shkaktoi debat politik më shumë se mediatik. Më shumë se gazetarët folën politikanët. Opozita fajësoi Kryeministrin, i cili iu kthye me skemën e zakonshme të krahasimit të periudhave.
Kryeministri shkruajti në Twitter se ka shumë për të bërë, por më pas në Parlament, iu kthye retorikës negative nga gazetarëve dhe premtoi votimin e shpejtë të “Paketës Anti-shpifje”, pavarësisht se Reporterët pa Kufij u shprehën kategorikisht kundër.
Në një intervistë për Dosja.al, Pauline ADES-MEVEL, Drejtuese e Zyrës për Ballkanin, Reporterët Pa Kufij, e përsërit qëndrimin kundër ligjit dhe i sugjeron Qeverisë shqiptare të ndryshojë politikën ndaj medias.
Intervista e plotë:
Pas raportit të Reporterëve pa Kufij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias, por e vlerësoi situatën shumë më të mirë se më parë. Duke iu referuar raportit, çfarë mund t’i sugjeroni qeverisë shqiptare për të bërë më shumë?
Përderia sulmet mbi median nga të dyja palët, qeveria dhe krimi i organizuar arritën nje nivel të paprecedentë në 2018, do të ishte shumë e dobishme për qeverinë të aplikojë një politikë të re, për t’a luftuar këtë fenomen. Ne gjithashtu publikuam një deklaratë për ligjin e hartuar për të forcuar kontrollin e shtetit mbi mediat elektronike që ne mendojmë se do të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informacioni.
Kryeministri i Shqipërisë theksoi të enjten në Kuvend, pasi raporti u publikua, se “Paketa Anti-shpifje”, do të shkojë sa më shpejt të jetë e mundur për votim. A është pikërisht ky ligji që juve kundërshtuat në raport?
Po, ashtu siç e kemi thënë në një nga deklaratat tona,bëhet fjalë për ligjin e propozuar, të bërë publik nga zyra e Kryeministrit në dhjetor, që konsiston në amendimin e ligjit për komunikimet elektronike dhe ligjit për median audiovizuale dhe qëllimit të tij të deklaruar për të luftuar “shpifjen” online.
Raporti përmend kërcënimet mbi median nga krimi i organizuar dhe Qeveria. A mendoni se është më e lehtë për krimin e organizuar për të kërcënuar gazetarët nëse qeveria e bën këtë më parë?
Çdo kërcënim nga qeveria apo një zyrtar ngaj medias, forcon ndjenjën e pandëshkueshmërisë, pra përgjigja është po. Këto kërcënime duhet të dënohen.
A ka ndonjë krahasim të situatës së medias në Shqipëri me ndonjë vend tjetër, duke iu referuar raportit të reporterëve pa Kufij?
Me disa nga vendet e Ballkanit e sigurtë, megjithëse mendojmë se Mali i Zi dhe Serbia janë aktualisht në një situatë shumë të keqe.