Ditën e nesërme do të zhvillohe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Votuesit do të duhet të zgjedhin midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare. Në garë përvec Rekës janë Stevo Pendarovski i mbështetur nga 31 parti dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM dhe partitë tjera opozitare maqedonase.
Por që një prej të treve të fitojë që në raundin e parë sipas kodit zgjedhor maqedonas i nevojiten mbi 900 mijë vota. Nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin shumicën e nevojshme të fletëve të votimit në raundin e parë, atëherë sipas kushtuetutës nevojitet raundi i dytë i zgjedhjeve për dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë. Sikurse e përcakton ligji raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditësh pas përfundimit të të parit, në këtë rast më 5 maj.