Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e ftuar sot në studion e lajmeve në ‘Fax Neës’, ka denoncuar ndërhyrjet që po kryhen në afërsi të maternitetit ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet.
Sipas Zhupës, Bashkia e Tiranës është duke kryer një ndërtim të paligjshëm në këtë zonë, dhe po rindërton një lulishte që e ka prishur vetë pak kohë më parë, në mënyrë që aty të ndërtonte një parking që do t’i interesonte privatit.
“Në fakt është detyrim ligjor që çdo punim të ketë një tabelë që të sqarojë qytetarët, se kush po e bën, ose ndryshe quhet punim i paligjshëm, kjo është shkelja e parë dhe evidente.
Situata në maternitetin Koço Glozheni është se aty fillimisht ka qenë një lulishte, kjo është një hapësirë që iu është kthyer familjes Karapici, të cilët kanë kërkuar që ta bëjnë një parking publik. Bashkia e Tiranës iu ka thënë që kjo të mos ndodhte, pasi ishte një hapësirë publike, dhe iu ka thënë se do ua japin diku tjetër.
Në shkurt të këtij viti Bashkia e Tiranës ka vendosur që tia japin Tirana Parking, dhe pronarët pasi panë se po ndërtohej një parking u ankuan në Bashki. Pas kësaj Bashkia e rikthen prapë lulishte, me paratë publike po bëjnë prapë atë që shembën.
E shisnin dhe si sukses dhe thonin se Bashkia e Tiranës po ndërton një lulishte pranë Koço Glozhenit, që në fakt e prishi vetë. Është normale që nuk kthejnë përgjigje, pasi janë mësuar që të shkelin ligjin për informimin”, u shpreh Zhupa.