Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetaret e LSI të rretheve. Ajo u shpreh gjatë takimit se “LSI është angazhuar ne aksionin opozitar dhe se LSI do të jetë sa më pranë qytetarëve”.
Sipas Kryemadhi, “Opozita e bashkuar është kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi”.
Sipas kryetares së LSI, “lufta kundër varfërisë është prioriteti kryesor”. Ajo kërkoi nga strukturat e LSI që të jenë të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.