“Farsa elektorale sjell varfëri kombëtare”, Balliu: Votime nuk do ketë se këtu do bëhen vetëm zgjedhje

E mërkurë, 24 Prill 2019 20:49

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balli ka theksuar edhe një herë se opozita nuk do të marrë pjesë në Zgjedhjet e qershorit.

Në një postim në facebook, Balliu shkruan se sipas tij Rama kërkon të bëjë votime dhe jo zgjedhje, pasi, shton ai me zgjedhje qytetarët nuk e votojnë.

Ndërsa përmend disa diktatorë, mes tyre edhe |Enver Hoxhën, Balliu shkruan se edhe ata bënin votime dhe fitonin po vetë, ndërsa shton se opozita sqaron që “votime nuk do ketë se këtu do bëhen vetëm zgjedhje”.

Postimi i plotë:

Duhen ndarë zgjedhjet elektorale nga farsa elektorale.
Votime mund të zhvillohen, siç dhe janë zhvilluar jo në Shqipëri por kudo në botë.
Votime bënte Enver Hoxha dhe fitonte Enver Hoxha dhe varfëria kulmonte, pasi duke mos patur zgjedhje nuk kishte se kujt ti druhej diktatori. Hoxha merrte gjithçka për vete ndërkohë që qytetarëve një herë në 5 vite mund ti binte fati të provonin mishin.
Votime bënte Stalini dhe fitonte Stalini dhe vriste, priste e vidhte sipas qejfit, s’kishte se kujt ti druhej, s’kishte alternativë ose me saktë alternativat i vendoste ai.
Votime bënte Noriega i Panamasë ku vetë jetonte në një luks të shfrenuar, madje merrte dhe dekorata ndërkombëtare derisa SHBA e plasi pas hekurave njësoj si miqtë e tij diktarorë që nuk lejuan kurrë një alternativë përballë tyre.
Votime bën dhe Bashar AL Asad, vëllai i madh i Erdoganit që është dhe vëllai i madh i Edi Ramës por dhe atje gjithmonë fiton Bashar AL Asad edhe pse populli Sirian vritet, dhunohet dhe varfërohet çdo ditë. Ndërkohë që Bashari dhe qeveria e tij bëjnë garë se kush ka më shumë flori.
Edhe Edi Rama kërkon të bëjë votime por jo zgjedhje pasi me zgjedhje qytetarët nuk e mbështesin.
Pasi, cili student do të mbështeste qeverinë që ju rriti tarifat me një ligj të korruptuar?
Cili fermer do ti jepte votën një qeverie që nuk ka dhënë një subvencion për ta?
Cili naftëtarë do ti jepte votën një qeverie që ka rritur çmimin e naftës më shumë se çdo vend në rajon dhe në Europë?
Cili pensionist do ti jepte votën një mazhorance që nuk ka rritur pensionet në 4 vite?
Cili polic do ti jepte votën një mazhorance që kërkon Veting për ta pa bërë Veting për veten?
Cili qytetar do ti jepte votën një mazhorance që jo vetëm ka rritur taksat që ekzistonin por ka shpikur dhe disa të reja?
Cili biznesmen i bizneseve të vogla do ti jepte votën një mazhorance që takson me 20% TVSH biznesin e vogël, siç nuk ndodh me asnjë vend të botës?
Cili shqiptar do të votonte një mazhorancë që mbush vendin me drogë, që dhunon barbarisht qytetarët me gaz, që i poshtëron ata duke i krahasuar me organe gjenitale apo që i shan dhe drejtpërdrejt me fjalë rrugaçi.
ASNJË.
Ndaj duhen votime që Rama të fitojë dhe jo zgjedhje.
Por Shqipëria për fatkeqësinë e tij është në një sistem demokratik dhe Ramës i duhet të shpikë disa fraksione opozitare që në fakt janë si departamente të Partisë Socialiste. Dhe krijon parti natën, frynë disa parti të tjera të cilat gjithë bashkë nuk bëjnë 100 vota në rang kombëtar, paguan disa të dashuruar pas parasë për të marrë mandatet dhe në fund thotë “ja ku është opozita”.

Në fakt nëse këta pseudo deputetë dhe parti që marrin miliona euro nga taksat e qytetarëve thjesht për të bërë sehir në Parlament do të kishin të drejtë edhe sheshet nuk do mbusheshin me protesta popullore.
Fakt është që sheshet më shumë janë mbushur në këto kohë që janë djegur mandatet sesa më përpara, çka tregon se qytetarët nuk i njohin ato viktima si deputetë sepse e kuptojnë që janë aty për ti dhënë pak oksigjen një qeverie që është në grahmat e fundit të saj dhe në veçanti një kryeministri, fundi i të cilit nuk do jetë thjesht largimi nga pushteti por do jetë përballja e tij me drejtësinë për inkriminimin e institucioneve, vjedhjet në buxhet, kanabizimin e vendit, droga, projektet me narkotrafikantë si dhe blerja e votës si fakt i dosjeve 339 dhe 184, ku zotëria kryeminister flet dhe vetë me banditë të rëndomtë.
Kuptohet nëse do të kishte votime çfarë do të ndodhte? Sistemi Demokratik do të binte, do kishim një opozitë që do të paguhej për të qenë opozitë e jo alternativë. Ndërsa Rama mund të mbretërojë duke vazhduar vjedhjet, të cilat do ti varfëronin qytetarët edhe më shumë se sot, pasi nuk do të kishte më asgjë që të mund ta ndalte.
Por jo vetëm kaq.
Do të varfërohej edhe vendi pasi deti do i falej Greqisë, veriu i Kosovës Serbisë, nafta Rusisë e kështu me radhë.
Por në Shqipëri ka Opozitë të vërtetë, e cila qoftë për ata që e duan e qoftë për ata që se duan nuk mund të thonë që ska të drejtë, pasi fasada e Rilindjes tashme ka rënë.
Tentativa e Ramës për të njohur zgjedhjet pa Partinë Demokratike është mjerane, pasi është kjo parti që ngriti institucionet demokratike dhe solli zgjedhjet e para pluraliste që ti sot po tenton ti shkatërrosh. Është kjo parti që liberalizoj vizat, që ti sot po bllokon. Është kjo parti që antarësoj Shqipërinë në NATO. Është kjo parti që i dha Shqipërisë Statusin e Kandidat në BE. Është kjo parti që shtroj Rrugët. Është kjo parti që eliminoj ndërprerjen e dritave e të uji, probleme të cilat me vjedhjet masive ti i riktheve.
Çdo herë që Partia Demokratike ka qenë në pushtet Shqipëria ka qenë më pranë ëndrrës Europiane.
Është kjo parti praktikisht që ka ndërtuar gjithçka dhe qytetarët ja njohin sot si suksese që Shqipëria ka arritur dhe si e tillë ajo ka një mbështetje mbarë kombëtare Mbështetje e cila nuk të lejon sot të bësh votime por do të detyrojë të bësh zgjedhje me çdo kusht dhe e vërteta është që këtë në dorë e ka opozita, pasi fuqia e qeverisë edhe prej skandaleve, rënjes së mbështetjes së saj nga qytetarët, varfëria që krijoj si dhe dosjet e shumta kriminale ku është përfshirë e ka zhbërë fuqinë institucionale.
Pra praktikisht opozita nuk po i kërkon më kësaj mazhorance, pasi mazhoranca sështë më mazhorancë, opozita po i sqaron që votime nuk do ketë se këtu do bëhen vetëm zgjedhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...