Komisioni i reformës së vdekur…

E mërkurë, 24 Prill 2019 21:30

Në një kohë kur opozita zyrtare ndodhet në rrugë, jashtë çdo institucioni, Partia Socialiste ka përcaktuar dhjetë anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pesë i përkasin mazhorancës, PS-së, dhe 5 të tjerë “opozitës së re”, mes të cilëve edhe Rudina Hajdari.

Me këtë nismë zyrtarisht përjashtohet opozita e vërtetë dhe ky komision që premton të ndryshojë Kodin Zgjedhor, po varros përfundimisht çështjen e zgjedhjeve normale në vend.
Si për ironi, në momentin që pritet që opozita të mbajë një protestë kombëtare në bllokimin e akseve kryesore në vend, Parlamenti do të votojë për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gjithçka një falsitet që ndjek njëra-tjetrën.

A do jenë në gjendje që opozitarët e rinj, ata që dolën kundër vendimit politik të përfaqësojnë interesat e të papërfaqësuesve? Padyshim që kjo nismë e qeverisë është një formë për të treguar dhe mbajtur deri në fund linjën e arrogancës. Duke ndërmarrë një hap të tillë për reformën zgjedhore, përfundimisht varroset mundësia e një marrëveshje politike që mund të nxirrte nga kaosi vendin.

Që nga 21 shkurti kur opozita zyrtare dogji mandatet e deputetëve, mbetën vetëm tre që refuzuan, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nga PD dhe Lefter Koka nga LSI. Por listat do të shtoheshin nga personazhe tërësisht anonim dhe këtu nisi fushata e blerjeve në “tregun e deputetëve”…

Me opozitën e emëruar nga qeveria, tashmë po synohet që të bëhen reforma të mëdha, njëra prej të cilave është ajo zgjedhore, ndërsa në ditët në vijim do të kalojnë edhe disa ligje si pjesë e reformës në drejtësi.

Do të shkohet në zgjedhje me një reformë të gatuar dhe servirur nga “furra e pushtetit”. Ata që do e provojnë gatimet e Rilindjes janë pikërisht deputetët që pretendojnë se janë në opozitë.

Praktikisht vendi është në monopartitizëm ku Rilindja e përfaqësuar nga Rama kontrollon gjithçka, tashmë kapi edhe Reformën Zgjedhore, ku pritet të hartohen ligje që do kënë për synim mbajtjen me çdo kusht të pushtetit./ Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...