Haradinaj dëshmon dyfytyrësinë: Rama flet ndryshe me të huajt, ndryshe për shqiptarët

Tuesday, 30 Prill 2019 19:42

Kryeministri shqiptar përdor demagogjinë patriotike kur u adresohet shqiptarëve, por përdor një gjuhë krejt tjetër me të huajt. Këtë të vërtetë që njihet botërisht e ka faktuar edhe homolohu i tij i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke rrëfyer për samitin e Berlinit ai ka pohuar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi, në sy të të gjithëve shefave të shteteve në Berlin, për ta hequr taksën 100% për produktet serbe. Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: “Ai mi bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje”.

“Dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vshtiri ish. Edhe presidenti (Thaçi-shen i Lapsi.al)), edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.

Por në nëntor të vitit të kaluar, Rama gjatë një takimi të dy qeverive në Kosovë ishte treguar më katolik se papa në mbrojtje të taksës 100%. Madje atëhere ai e kishte konsideruar atë një masë të detyrueshme politike: “Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike” e pati mbrojtur ai taksën ekstreme të vënë nga qeveria e Kosovës.

Atëhere kujt Rame ti besojmë, atij që flet për patriotët, apo atij që do të shtiret ndryshe tek liderët perendimorë?

Modifikuar më Tuesday, 30 Prill 2019 21:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...