Vasili: Në Berlin fitoi Haradinaj patriot përballë Edi Ramës renegat

Tuesday, 30 Prill 2019 20:29

Pas deklaratës së fortë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se gjatë Samitit të Berlinit ka patur më shumë presion nga kryeministri Edi Rama se sa nga presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, nuk mungon as reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, fituesi në Berlin doli pikërisht Haradinaj pasi u vendos në krah të qytetarëve.

“Haradinaj burrë i fortë shteti, patriot i mirë që i dhemb në shpirt për Kosovën, u gjend në Berlin përballë renegatit Edi Rama, të cilit nuk i dhemb asgjë dhe shet çdo gjë siç e shiti Shqipërinë me konçesione anekënd”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Ne Berlin:Fitoi Haradinaj patriot perballe Edi Rames renegat!!! (

Haradinaj burre i forte shteti,patriot i mire qe i dhemb ne shpirt per Kosoven u gjend ne Berlin perballe renegatit Edi Rama, te cilit nuk i dhemb asgje dhe shet çdo gje sic e shiti Shqiperine me konçesione ane kend.

Fitoi Haradinaj se u vendos ne krah te atdheut e te qytetareve dhe humbi Rama qe i perbuz shqiptaret dhe u shtrihet te kembet te huajve.

Te nderuar miq!!

Lexojeni vete me poshte intervisten e Haradinajt dhe kuptoni lehte se ku ndahen patriotet nga renegatet.

Pjesë nga intervista e z.Haradinaj për televizionin “T7”

Si shkoi takimi i Berlinit?

Biseda brenda takimit, pasi thuhet se ka qenë i tensionuar?

Haradinaj: Edhe dje u përsërit ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti, edhe Edi Rama, ma shumë bënte presion Edi Rama me heqë taksën, se sa udhëheqësit e tjerë. Ai kërkonte që të mos e humbim këtë “shans” për të heqë taksën. Ka qenë një insistim i pandalshëm, në gjuhë që i merrshin vesh kanclarja, presidenti francez, në anglisht. U jam përgjigjur se taksën e kemi vu prej zorit, sepse siguria nacionale ka qenë e rrezikuar, jo vetëm ekonomia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...