Enigma e marrëveshjes së Ramës, Agjencia Evropiane ia kalon detin Jon, Greqisë!

Tuesday, 07 May 2019 10:54

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama hesht duke mos dhënë asnjë përgënjeshtrim për rolin e tij në copëtimin e Kosovës, një tjetër skandal ka dalë në horizont. Duket se marrëveshja e famshme me Greqinë për ti dhënë këtij vendi deri në 12 milje det, por rikthehet fuqishëm. Edhe pse kjo marrëveshje e cila nuk ka qenë transparente, nuk po vihet në zbatim ende zyrtarisht, mbi bazat e saj kanë nisur të përditësohen të dhënat gjeografike të institucioneve europiane. Profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu, ka publikuar së fundmi në faqen e tij në Facebook një denoncim-skandal, për të cilin ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas denoncimit të profesor Bakiut, rezulton se Agjencia Europiane e Mjedisit në azhornimin e fundit që i ka bërë hartave të saj, e ka hequr detin Jon nga territori i Shqipërisë dhe i ka kaluar të gjithin Greqisë fqinje.

 “Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Twitter”, shkruan Bakiu në rrjet, por edhe në Twitter-in e Edi Ramës I cili vazhdon që të heshtë për të vërtetën e këtij skandali.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...