VIDEO/ Vizita e Ramës te fabrika e miellit, banorët e Astirit bllokojnë rrugën

Tuesday, 07 May 2019 11:10

Informacioni se kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Fabrikën e Miellit në Tiranë ka bërë që banorët e Astirit të dalin në protestë paraditen e sotme dhe të bllokojnë rrugën. Banorët që protestojnë tashmë prej 7 muajsh, shprehen se nuk do të lejojnë kalimin e kryeministrit Rama, pavarësisht se në zonë ka dhe forca të shumta policie.

Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe disa përplasje me drejtuesit e mjeteve, të cilët iu bjenë borive, dhe kërkojnë që të kalojnë, pavarësisht rezistencës së banorëve. Tensionet nuk kanë munguar dhe mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ku disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë në drejtim të punonjësve të policisë.

‘’Ju doni të vidhni, kemi 7 muaj që nuk na dëgjon njeri. Anulloni projektin dhe ne ikim, a keni familje ju”, shprehet një prej banoreve në drejtim të punonjësve të policisë.

Një prej përfaqësuesve të policisë insiston se protesta është e paligjshme, i frymëzuar padyshim dhe nga ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugëve me propozim të kryeministrit Edi Rama mund të sjellë dënimin me 3 vite burg.

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 11:13

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...