“Thaçi, Vuçiç dhe Rama kanë diskutuar për shkëmbim territori”

E mërkurë, 08 May 2019 12:21

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuqiq kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku raporton “Zeri.info”.

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederica Mogherini. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartëpërmendur.

Login to post comments