Janë larguar nga puna dy drejtuesit Arben Isaku i ALUIZN-it të Durrësit dhe ZRPPP, Florian Alimadhi.
Në vend të tyre emërohet drejtori i Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK), Drejtoria Rajonale e Durrësit, Liridon Pula.
Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto.
Si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, u përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura për korrupsion nga prokuroria për zyrtarë të këtyre institucioneve.