Nga Petrit Vasili
Ca të verteta për tradhëtarët dhe kodoshët antiKosovë!!!
Strategjia anti Kosovë për pazar territoresh, si një përpjekje e errët, konfliktnxitëse dhe destabilizuese kishte nevojë për tradhëtarë dhe kodoshë nga Tirana e deri në Prishtinë.
Tashmë emrat e tyre nuk janë as mister dhe as kuorizitet pasi njihen nga të gjithë.
Por sa e rendë është tradhëtia kuptohet me qartë kur sheh se si ajo ka synuar të hedhë në erë tre shtyllat mbi të cilat u ngrit pavarësia e Kosovës dhe përkatësisht.
tre dokumentet, që janë themeli i Kosovës së pavarur që janë:
1.Përcaktimin e kufijve në Aneksin VIII të planit të Ahtisaarit.
2.Përcaktimi në Deklaratën e Pavarësisë.
3.Vendimin madhor dhe fondamental i
GJYKATES NDERKOMBETARE TE DREJTESISE.
Ja çfarë përcaktojnë qartë këto dokumente
1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:
"3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste
Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu
siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës
kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të
Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001."
2.Ja ç'thote Deklarata e Pavaresise:
"1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës."
3.Vulën përfundimtare i gjithë ky proces që Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori:
në 22 korrik 2010, kur GJYKATA NDERKOMBETARE e DREJTESISE shpalli
Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën ajo u shpreh qartë dhe prerë se:
"Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës."
Keto tre dokumente janë kolonat, që përcaktojnë Kosovën e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht të padiskutueshem të njohur nga 119 vende të botës është sot shtet që ulet si i barabartë në çdo tavolinë.
Keto tre dokumente janë shtyllat, që i lejojnë Kosovës që ajo të ecë pa u ndalur në rrugëtimin e saj jetik europian.
S'ka fuqi dhe tavolinë, që i zhben dot keto tre dokumente dhe tradhetarët dhe kodoshët në Tiranë e Prishtinë janë shumë të vegjël për ti zhbërë ato.
Ata janë fajtorë pa alibi për kohën e çmuar, që i humbën Kosoves në këtë moment kyç të saj, për shpërqëndrimin e krijuar dhe për sherbimin antiKosovë thjesht për interesat e tyre politike e personale të ditës.