Filorusja Mogherini, brigadierja e kuqe që diplomohet me temën "Europa i përket Islamit"

E mërkurë, 08 May 2019 18:48

Karriera e Mogherinit është një histori trishtimi për Bashkimin Europian, atë union të themeluar nga kolosë si Robert Schuman, Jean Monnet, Conrad Adenaur dhe Alice de Gasperi. Por, ende BE-ja ka ngelur një vizion dhe dëshirë e parealizuar e këtyre baballarëve themelues, për shkak se janë të njëjtat barrikada komunisto-orientale që i janë bërë ledh në këtë rrugëtimi. Epitoma apo shëmbëlltyra më e zezë e kësaj barrikade është Federicha Mogherini, një koktej dhe përzierje më e ndyrë mes komunizmit dhe degës socialiste të islamit të llojit të partisë Bathiste. Formimi i saj, kulturor dhe shpirtëror nuk ka asnjë lidhje me Europën si rrymë kulturore, civilizimi dhe institucionale.

Prandaj, për të kuptuar ligjërimin që Frederica Mogherini mbajti sot tërë patos për Ramën është e nevojshme të ndalemi tek pikat e itinerarit të karrierës së saj. E rritur dhe përkëdhelur nga brigadat e kuqe që gati-gati sa se bënë Italinë shtet satelit të Bashkimit Sovjetik, Fredericha Mogherini nuk na vjen në formën filozofike të një Rosa Luxemburg, por të një paramilitareje, atyre terroristëve që vranë kryeministrin Aldo Moro.

Ajo përfaqëson një investim të krahut majtist filorus dhe si e tillë, emërimi i saj si Shefe e Politikës së jashtme të BE-së përkon me ekspansionin e ndikimit rus në Europë. Gjatë kandidimit të saj, shtetet e Europës Lindore që kishin vuajtur nga reprezalja ruso, veçanërisht shtetet si Lituania, abstenuan në votimin për kandidaturën e saj. Orientimi filorus i saj dukej se s’ishte vetëm në formën e zërave, por në forma të shumta shkresore dhe fitorja e saj i atribuohet, në mos një syleshësie apo porosie të zbatuar nga prototipat e Ramës si Mateo Renzi me shokë.

Po ashtu, si një internacionaliste, një tjetër rrymë nga orienti i është atashuar karvanit të sponsorëve të saj. Nuk mund të ketë shpjegim tjetër sesi një studente e Sapienzës mbron si temë diplome dhe laureohet me tezën e islamizimit të Europës. Sikur të mos mjaftonte, mban edhe ligjërata se Islami i përket Europës dhe tanimë është konfirmuar një mysafire e regjur e tendave beduine e një përkrahëse e flaktë e militantizmit palestinez dhe sabotuese e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

është kjo paketa e “eksplozivëve anti-Europë” që mban rreth brezit Fredericha Mogherini, vizita e së cilës në Tiranë duhet shihet si një qokë-kolegësh, sepse thesi ku bën pjesë Rama s’ka ndonjë ndryshim nga thesi që nxori Mogherinin si figurë të BE-së.

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 19:36
Login to post comments