Analisti Enver Robelli shprehet i keqardhur lidhur me ofendimet e kryeministrit Rasma në adresë të kryeministrit të Kosovës.
I ftuar në RTV Ora, ai thotë se Rama duhet të sillet si Kryeministër dhe të dalë mbi palët politike në Kosovë.
Robelli: Keqardhje. Edi Rama duhet të sillet si kryeministër i Shqipërisë, si personalitet publik dhe politik që qëndron mbi palët në Kosovë, nuk bëhet militant i një ideje apo një pale të caktuar, konkretisht i presidentit të Kosovës dhe më ngjan pak dhe një figurë si tregimet e Nonda Bulkës në vitet '20-'30 që vazhdimisht bën si humorist, ofendon njerëzit e tjerë, bëhet sikur është i gjithëdijshëm. Por realisht njohuritë e tij për Kosovën janë sipërfaqësore. Kishte një shans të madh të bëhej një figurë e rëndësishme unifikuese dhe jo polarizuese në Kosovë. Në 2014 në Beograd pati një paraqitje të mirë në konferencën për shtyp me Vuçiç kur tha se Serbia duhet të njohë Kosovën. U prit mirë në Kosovë. Pastaj u kthye në një person që vrapon pas ideve të presidentit të Kosovës i cili mund të thotë publikisht që ka hallin e Kosovës, por në të vërtetë ai ka halle të tjera që lidhen me Gjykatën Speciale.