Me qindra protestues dhe aktvistë të Partisë Demokratike vazhdojnë në këto momente të qëndrojnë përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar ditën e djeshme, midis të cilëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Ajo që bie në sy edhe nga pamjet e siguruara nga Syri.net është fakti që në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë janë shfaqur edhe furgonë të blinduar të cilët shoqërohen nga mjete dhe forca të shumta policisë.
Sigurisht që tashmë nuk ka asgjë të pazakontë në sjelljen e Policisë e cila është vënë në shërbim të Ramës dhe Lleshit që e përdorin në kundërshtim të plotë me ligjin.