Me qindra qytetarë e ndalojnë në Elbasan, Basha: ‘Uragani i 11 majit po vjen, nuk na ndal askush’

E mërkurë, 08 May 2019 22:36

Me qindra qytetarë dhe mjete kanë dalë ta presin kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, në një tubim spontan në Elbasan, në momentin që Basha po kthehej në mbrëmje nga takimet që kishte gjatë pasdites në Korçë, Devoll dhe Pogradec.

Entuziazmi ka qenë i jashtëzakonshëm, çka vihet re edhe nga vetë pamjet filmike, ku dëgjohen thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Vetë kreu i PD-së e ka ndarë këtë moment nëpërmjet një video ku edhe ka lënë një mesazh për të gjithë qytetarët që do to bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 11 maj në Tiranë.

“Të dashur miq kjo që po ndodh është një suprizë për mua. Jam rrugës së kthimit për në Tiranë. Pas një pasdite në qarkun e Korçës, në Devoll dhe pastaj në Pogradec sapo hyra në qytetin e Elbasanit dhe e shikoni vetë se çfarë po ndodh. Është tërësisht e papritur.

Është e e pandalshme stafeta e protestës.

Kjo i prin 11 majit, njerëzit janë në kënbë, shqiptarët janë në këmbë.

Nuk ka forcë në Shqipëri të diktojë zgjedhje me kriminelët.

Shqipatërt janë të vendosur.

Mjerë ata që nuk e kuptojnë.

Koha e zgjedhjeve falco me krimin ka përfunduar në Elbasan, Shkodër, Korçë, Tiranë,

Besoj që është stafeta e fundit për sonte, gjendje e jashtëzakonshmme shprese dhe besimi që tregon se shqiptarët janë të bashkuar për të mos pasur më zgjedhje farse kudo.

Lum ata që e kuptojnë, mjerë ata që nuk e kuptojnë. 11 maji do të jetë një uragan vërshimi i jashtëzakonshëm popullor.

Mesazhi është i qartë. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe te ndershme të cilat nuk mund ti organizojë kurrë një qeveri që është kapur publikisht duke i vjedhur ato.

Ndaj zgjedhje të lira do të ketë vetëm pa Edi Ramën kryeminiër dhe me qcveri tranzitore, që do të jenë verdikti popullor i cili do të marrë përmasat e një uragani të shtunën në orën 11.00.

Nuk do të ketë zgjedhje farse vetëm zgjidhje të lira dhe të ndershme.

Ky është mesazhi, kjo është vendosmëria edhe shpresa që u ka mbetur shqiptarëve në Elbasan ku nuk kam skeduar asnjë takim, ku ndodhem në kthim në Korça, ku siç e keni parë ka patur një entuziazëm të jashtëm të përgatitje të protestës të së shtunën në Tiranë. Ju përshendes edhe njëherë nga Elbasani.”, thotë Basha në mesazhin e tij.

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 22:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...